
Ekipet e shpëtimit në jug të Anglisë kanë nxjerrë dy trupa nga deti dhe kanë bashkëpunuar me forcat ushtarake për në ndërtimin e barrierave për të shmangur përmbytjet prej stuhisë “Dennis” që ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën fundjavën.
Prej motit ekstrem që ka shkaktuar mjaft viktima, janë anuluar fluturimet, janë bllokuar linjat hekurudhore dhe janë përmbytur rrugët.
Sipas parashikimeve moti ekstrem do të vazhdojë.



