Prej mbi një viti ka një debat të hapur lidhur një draft për Kodin Penal i hartuar nga një grup teknik nga Ministria e Drejtësisë.
Me 3/5 e votave në Kuvend iu dha “Ok” ndryshimeve në Kodin Penal.
Gazetari Arsen Rusta raportoi për “MCN Live” se nuk është Kodi i Ri, por ndryshimet janë një kusht i Bashkimit Europian për të përfshirë disa dispozita për shkak të procesit të integrimit.
Pastrimi i parave, trafikimi i drogës, abuzimi dhe krimet seksuale ndaj fëmijëve, ndërtimi i paligjshëm, trafikimi i qenieve njerëzore dhe parkimi i dyfishtë janë ndër ndryshimet që përfshihen në Kod.
Është shpjeguar dhe një natë më parë nga ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, duke thënë se kush i bllokon rrugën ambulancës, zjarrfikëses dhe policisë, do të konsiderohet vepër penale dhe ka një marzh dënimi nga 6 muaj në dy vite burg.
Pastrimi i parave, trafikimi i drogës kanë ashpërsim të dënimeve. Ka pretendime se shpifja është dekriminalizuar, ashtu sikundër të tjera se nuk mund të dekriminalizohet lajmi i rremë.
Parlamenti e dha votën për të dekriminalizuar shpifjen, për të mos mbajtur përgjegjësi penale gazetarët. Por Kodi Penal do të ribëhet nga e para, përtej këtyre ndryshimeve.



