
Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë për 16 të arrestuarit e operacionit “Qarku”. Ky i fundit u zhvillua disa ditë më parë në Shkodër dhe çoi në pranga një grup personash të përfshirë në kultivimin e lëndës narkotike.
Aksioni u zhvillua në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku u arrestuan në flagrancë 16 persona, shumica e tyre gra të angazhuara në kultivimin e marijuanës. Ndaj këtyre të fundit, gjykata vendosi detyrim paraqitjeje.
Masat:
Arrest me burg
Pjetër Gjoni, 31 vjeç banues në lagjen Bleran, fshati Bardhaj, Njësia Administrative Rethina Shkodër,
Roland Gioni, 22 vjeç, banues në lagjen Bleran, fshati Bardhai, Njësia Administrative Rethina Shkodër
Danjela Hasani, 42 vjeçe banuese në Kombinat, Tiranë, arrest me burg
Arrest shtëpie
Zef Gjoni, 56 vjeç, banues në Bleran, Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër
Elvis Gjoni, 24 vjeç banues në Bleran, Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër
Detyrim paraqitjeje
Flora Gjoni, 29 vjeçe, banuese në Bleran, Bardhaj, Shkodër
Antoneta Gjoni, 55 vjeçe, banuese në Bleran, Bardhaj, Shkodër
Drita Cuni, 45 vjeçe, banues në Kamëz
Dorentina Hoxha 34 vjeçe, banuese në Mamurras
Franga Gini 52 vjeçe, banues në Kamëz, Tiranë
Hurme Bafti, 47 vjeçe, banuese në Kamëz, Tiranë
Mimoza Hoti, 51 vjeçe, banues në Kombinat, Tiranë
Elida Doku 43 vjeçe, banuese në Fushë-Krujë
Blerina Meta, 37 vjeçe, banuese në fshatin Larushk, Fushë-Krujë, Krujë
Valbona Haka, 45 vjeçe, banuese në fshatin Nikël, Fushë-Krujë
Fatime Baftaj 53 vjeçe, banuese në Kamëz



