Aksident fatal në Itali, humb jetën emigranti shqiptar/ Emri

Aksident fatal në Itali, humb jetën emigranti shqiptar/ Emri

Një emigrant shqiptar i moshës 49-vjeçare, i identifikuar si Roland Muka, ndërroi jetë në spital në Itali si pasojë e plagëve të rënda, i përplasur nga një makinë në luginën e Alentos, në Francavilla.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës, në kufi me Torrevecchia Teatina, ku 49-vjeçari u përplas nga një makinë tip ‘Smart’ e drejtuar nga një 65-vjeçar.

Muka përfundoi i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Pescara-s, ku ndërroi jetë pak orë më vonë.

Ai po kthehej në shtëpi te gruaja dhe dy fëmijët e tij me një makinë tip ‘Opel Zafira’, kur hapi krahun për të kaluar në anën tjetër të rrugës, për të këputur disa hurma në një pemë që ishte në anë të rrugës.

Pikërisht në kthimin në makinën e tij ndodh tragjedia dhe përplasja fatale. Si pasojë e dëmtimeve të marra, Rolandi ra në koma, por pa mundur që të shpëtojë.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes, hetimet janë në vijim për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy