
Nën akuzën e aksidentimit me pasojë vdekjen, një person është vënë në prangat e policisë së Korçës.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në përfundim të veprimeve procedurale, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 33 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
33-vjeçari akuzohet se ditën e hënë në lagjen nr.18, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin N. C., 69 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë.
I plagosuri u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku më pas ndërroi jetë.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës.



