Dëborë në qarkun e Korçës/ ARRSH masa për mirëmbajtjen e aksit Boboshticë-Dardhë

Dëborë në qarkun e Korçës/ ARRSH masa për mirëmbajtjen e aksit Boboshticë-Dardhë

Autoriteti Rrugor Shqiptar , ka njoftuar se pas reshjeve të mbrëmshme të dëborës në qarkun e Korçës, po punohet për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në të gjithë vendin.

Sipas ARRSH-së, në aksin Boboshticë-Dardhë, kontraktori i mirëmbajtjes ka bërë pastrimin e rrugës nga dëbora dhe qarkullimi bëhet pa zinxhir.

“Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset e vendit. Kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë”, shprehet ARRSH.

Fillimi i muajit dhjetor u shoqërua me reshjet e para të dëborës në zonat malore dhe juglindore të vendit. ARRSH ka marrë të gjitha masat e para të mirëmbajtjes dimërore dhe ka nisur puna për pastrimin e saj dhe hedhjen e kripës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy