Shkodër / Zbulohet grupi i hajdutëve, në 5 muaj 7 vjedhje

Shkodër / Zbulohet grupi i hajdutëve, në 5 muaj 7 vjedhje

Policia e Shkodrës ka zbuluar një grup kriminal të cilët kryenin vjedhje me dhunë.

Në pranga u vu një person, ndërsa tre të tjerë u shpallën në kërkim.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 7 vjedhje në 5 muaj.

Blutë e Shkodrës thonë se  “pas një punë profesionale hetimore disa mujore, kanë  finalizuar me sukses operacionin  “MISSING GIFT” ku si rezultat i tij është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së disa  vjedhjeve me dhunë në Shkodër .

Në pranga u vu shtetasi Klodian Sinaj, 28 vjeç, banues në Shkodër i dënuar më parë  për veprat penale ” Vjedhje”  dhe ” Armëmbajtje pa leje”.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve O. M, 28 vjeç,  T. T. 61 vjeç dhe  K.T,  34 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.”

Policia thotë se Klodjan Sinaj në bashkëpunim me 28-vjeçarin O.M kryenin vjedhjet dhe më pas i shisnin ato në dyqanin e shtetasve T.T dhe K.T.

Nga veprimet hetimore të kryera janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 7 vjedhje me dhunë, ku shtetasi  Klodian Sinaj në bashkëpunim me shtetasin O. M, dyshohen si autorë të tyre.

Me datë 07.02.2017,  në vendin e quajtur Rruga  ”Qyteza e Gajtanit” i kanë vjedhur një varëse floriri, shtetases P. A. 

Me datë 10.02.2017,  në vendin e quajtur  mapo “Parrucë” ,i  kanë vjedhur një telefon, një Tablet , dhe një vlerë monetare  shtetases K. B. 

Me datë 25.03.2017 , në vendin e quajtur Lagjja  “Vasil Shanto “tek një dyqan i këmbimit valutor, i kanë vjedhur një telefon shtetasit M. Q.

Me datë 15.04.2017,  në vendin e quajtur Rruga “Fahri Ramadani” Shkodër i kanë vjedhur një varëse floriri, shtetases  M. Z. 

Me datë 30.04.2017 , në vendin e quajtur Rruga  ”Kongresi Përmetit” i kanë vjedhur një çantë në pronësi të  shtetases  E. D.

Me datë 13.05.2017,  në vendin e quajtur Rruga “Mbreti Gent” i kanë vjedhur një telefon shtetases S. I. 

Me datë 12.06.2017,  në vendin e quajtur Rruga  ”Jezuitve” i kanë vjedhur me dhunë një varëse floriri shtetases M. K.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy