Një gomone me 1650 kg kanabis është ndaluar këtë të shtunë në brigjet e Brindizit si dhe janë arrestuar 3 shqiptarët që ndodheshin në mjetin lundrues.
Skafi 10 metra i gjatë u ndoq për disa metra nga Guardia di Financa, ndërsa përveç drogës u sekuestrua edhe një pistoletë me 5 fishekë.



