Shpërndanin kanabis në formë xhelatine, arrestohen dy persona në Tiranë

Shpërndanin kanabis në formë xhelatine, arrestohen dy persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 2 persona që shpërndanin lëndë të dyshuar narkotike kanabisi në formë xhelatine, në një lagje të rrugës “Xhanfize Keko”.

 

Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit D. B(K)., 35 vjeç dhe E. X., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë.

 

Gjatë kontrollit të ambientit ku u konstatuan shtetasit e lartpërmendur, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë xhelatine.

 

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B(K)., u gjetën dhe sekuestruan rreth 802 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 armë të ftohta (thika).

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy