Shtatë persona, përfshirë edhe tre vajza të mitura kanë mbetur të plagosura mbrëmjen e së shtunës pas një aksidenti automobilistik në segmentin Milot-Kalimash, në afërsi të Rrëshenit ku një mjet tip Audi, me drejtues shtetasin A.M dhe katër pjesëtarë të familjes së tij u përplasën me mjetin tip BMV, ku udhëtonin dy shtetas me banim në Kosovë.



