U kap me mbi 100 mijë euro në makinë, arrestohet efektivi i RENEA-s

U kap me mbi 100 mijë euro në makinë, arrestohet efektivi i RENEA-s

Një efektiv i forcave speciale RENEA është arrestuar këtë të martë nga Policia e Tiranës. Sipas burimeve nga Policia, mësohet se në pranga është vënë shtetasi Altin Morina, 43 vjeç, shef stërvitje i forcave speciale dhe akuzohet për “Pastrim parash”, “Fshehje të të ardhurave” dhe “Shpërdorim detyre”.

43-vjeçari u ndalua pas informacioneve se në një automjet tip “Audi”, makina që drejtohej prej tij, kishte shuma të mëdha parash. Nga kontrolli i makinës së 43-vjeçarit Morina, në sediljen e pasagjerit u gjet një qese brenda së cilës kishte lekë, euro e paund. Në total, policia thotë se Morinës iu gjetën rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund.

Njoftimi i policisë:

Mesditën e sotme, falë inteligjencës informative se një shtetas (punonjës police), qarkullonte me automjet tip “Audi” dhe kishte me vete sasi të konsiderueshme parash, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”. Në kuadër të këtij operacioni, te Kodra e Diellit, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë automjetin e dyshuar sëbashku me drejtuesin e tij shtetasin A. M., 43 vjec, banues në Tiranë, me detyrë Shef i Stërvitjes te Reparti Special Renea.

Gjatë kontrollit dhe kryrjes së automjetit rezultoi se në serdiljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund. Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy