OFL në Vlorë u çon formularët tre të dënuarve për vrasje me paramendim

OFL në Vlorë u çon formularët tre të dënuarve për vrasje me paramendim

Operacioni Forca e Ligjit u ka çuar formularët e vetëdeklarimit tre vlonjatëve të dënuar për vrasjes. Kështu, formularët i kanë shkuar Viron Ramohitojt, Altin Skëndajt dhe Gëzim Memetit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

- Viron Ramohitoj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

- Altin Skëndaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

- Gëzim Memeti, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy