
Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia në Kuçovë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se është ndaluar shtetasi Endrion Dajko nga Kuçova, pasi akuzohet për veprat penale “Vjedhje” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me 6 muaj burg për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.



