Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi është kapur me 55 kilogramë kokainë. Momentin kur policia i kërkoi të ndalonte, shqiptari tentoi të largohej me makinë, por efektivët e ndoqën duke e bllokuar.
Në momentin që bënë kontrollin e makinës, shqiptarit iu gjetën në bagazh valixhet me kokainë, gjithsej 55 kg, e ndarë në disa pako me logon “coronavirus”.
Grupi hetimor po punon për goditjen e plotë të grupit kriminal, ndërsa dyshimet janë se shqiptari ishte ndërlidhës dhe arrestimi erdhi në momentin që do të dorëzonte mallin.



