Berat, e moshuara i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Berat, e moshuara i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Beratit ku një grua i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në lagjen “Kala”, Berat, ku është gjetur e vetëvarur​ në banesë nga fqinjët, pa shenja jete Anastasi Pjetri 76 vjeçe.

Alarmi erdhi pas disa telefonatave të bëra nga djali i vetë i cili jeton në Gjirokastër, pasi nëna e tij nuk iu përgjigjej telefonatave. Menjëherë ai ka marrë komshinjtë e tij ku kanë hyre brenda në banesë dhe kanë gjetur trupin e 76-vjeçares të varur me burulluk në një zbukurim dërrase pranë derës së shtëpisë.

Menjëherë kanë njoftuar ambulancën dhe policinë e Beratit si dhe djalin e saj që është vetëvarur. 76-vjeçarja, nëna e tre fëmijëve jetonte me djalin në Gjirokastër dhe kishte rreth 10 ditë që kishte ardhur në banesën e saj ku jetonte vetëm.

Ndërsa dy djemtë e tjerë ishin njeri në Greqi dhe një në Kanada. Kohëve të fundit e moshuara kishte shfaqur probleme depresioni dhe i kishte kërkuar djalit që ta çonte pranë banesës në Berat.

Nga këqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy