Apeli rrëzon kërkesën e "Niçes" për ndryshimin e masës së sigurisë

Apeli rrëzon kërkesën e "Niçes" për ndryshimin e masës së sigurisë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Altin Avdylit për ndryshimin e masës së sigurisë.

Altin Avdyli i njohur si "Niçja" ka kërkuar masë më të lehtë sigurie për shkak se vuan nga hipertensioni dhe në paraburgim mund t'i rrezikohet jeta për shkak të epidemisë se Covid -19.

Kreu i bandës së Shijakut u bë i famshëm për përgjimet e publikuara nga BILD, ku “Niçja” pretendohet se komunikonte me Vangjush Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit.

“Niçja” dhe persona të tjerë të dosjes 339 akuzohen se kanë kryer trafik narkotikësh, përpunim e magazinim droge në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, por edhe “Pastrim të produkteve të veprës penale’’, në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy