Siguria rrugore/ Policia pezullon 44 leje drejtimi, masë administrative për 2234 shoferë

Siguria rrugore/ Policia pezullon 44 leje drejtimi, masë administrative për 2234 shoferë

Policia Rrugore ka pezulluar gjithsej 44 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 7 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Sipas policisë, po falë denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital apo në numrin 112 dhe kontrolleve intensive në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 2234 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, si dhe për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit, nga Policia Rrugore e Tiranës, në Bulevardin Blu, në Kamzë, është konstatuar shtetasi R. M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” me shpejtësi 109 km/orë, ndërsa nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën urbane Fier-Vlorë, është konstatuar shtetasi A. H., nga Vlora, duke drejtuar mjetin tip “BMW” me shpejtësi 189 km/orë.

Falë telefonatave të qytetarëve, Policia Rrugore e Tiranës dhe ajo e Fierit kanë bërë të mundur parandalimin e tri ngjarjeve të mundshme rrugore me pasoja për jetën, konkretisht: Telefonata e parë për një drejtues mjeti që kryente manovra të rrezikshme në rrugë, në zonën e Yzberishtit.

Shërbimet e Policisë Rrugore, sapo e konstatuan, i dhanë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk u bind dhe vazhdoi ndjekjen duke shkelur disa rregulla të tjera të qarkullimit rrugor, aksidentoi me dëme materiale dhe një mjet tjetër, deri sa u bë i mundur ndalimi i tij.

Pas verifikimit me aparatin alkooltestues, rezultoi se shtetasi D. M., 33 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.99 mg/l testi i parë dhe 0.98 mg/l testi i dytë.

Telefonata e dytë ishte për një mjet tip “Skoda”, që kryente manovra të rrezikshme duke qarkulluar në sens të kundërt në rrugën e Rinasit. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur bllokimin e mjetit. Pas verifikimit me aparatin alkooltestues rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi A. B., 20 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.99 mg/l testi parë dhe 1.07 mg/l testi i dytë.

Telefonata e tretë ishte nga qarkun Fier, ku drejtuesi një motoçiklete pa targa kryente manovra të rrezikshme në aksin rrugor Seman-Fier. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë bllokimin e motoçikletës dhe nga kryerja e alkooltestit rezultoi se drejtuesi i motoçikletës, shtetasi A. M., 52 vjeç, drejtonte motoçikletën në gjendje të dehur, në masën 1.35 mg/l.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy