
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të Kujtim Metës, ngjarje e ndodhur më shkurt të këtij viti.
Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 20.04.2022, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Kujtim Meta, 44 vjeç.
Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe provave të grumbulluara në lidhje me këtë ngjarje, u bë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. Sh., 29 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u shpall në kërkim.
Për 29-vjeçarin, pas identifikimit nga ana e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e siguruara, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, caktoi masën e sigurisë "Arrest në burg", në mungesë, për veprat penale "Vrasja me paramendim", mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".
Vijon puna për kapjen e shtetasit D. Sh., dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



