
Rikthehet edicioni i dytë i Tirana Street Food Festival.
I vetmi festival në të gjithë Shqipërinë, përgjatë shtatë ditësh, dedikuar tërësisht ushqimit ambulant, vjen në datat 23-29 nëntor.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës bën me dije se nga data 23 deri 29 Nëntor, Sheshi Italia do të kthehet në një kënd shijesh.
Në krah të specialiteteve kulinare do të ketë aktivitete, master-klasa e koncerte nga artistë të rinj.



