
Gazetari i njohur Kastriot Myftari i ka dhënë fund jetës tragjikisht, duke u hedhur nga pallati.
Bazuar në informacionet paraprake policia bëri të ditur se rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi Kastriot Myftaraj, 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



