
Një trup i pajetë është gjendur në orët e pasditës në qytetin e Fierit.
Nga të dhënat e para mësohet se viktima është shtetasi Edi Ikonomi, 31 vjeç, banues në lagjen “11 janari”.
Dyshimet flasin për një atak kardiak, por policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



