Video/ U mor nga rrjedha e lumit Fan, vijojnë kërkimet për trupin e 10-vjeçarit

Video/ U mor nga rrjedha e lumit Fan, vijojnë kërkimet për trupin e 10-vjeçarit

Kanë rinisur kërkimet për të gjashtën ditë me radhë për trupin e 10-vjeçarit që u mor nga rrjedha lumit Fan në Mirditë.

Deri tani nuk ka asnjë shenjë për gjetjen e trupit megjithatë polumbarët e RENEA-s po punojnë intensivisht për gjatë rrjedhjes së lumit.

Ditën e djeshme u bë edhe kontrolli në urën e prishur pas devijimit të rrjedhës së lumit ku dyshohej që mund të ishte trupi i 10-vjeçarit, por pa sukses.

Sipas të dhënave 17 polumbarët e ardhur nga Tirana të ndihmuar edhe nga banorët e zonës që sot janë të shumtë në numër kanë rifilluar përsëri kërkimet nga të dy anët e lumit Fan.

Kërkimet do të vazhdojnë edhe ditën e sotme për gjatë rrjedhjes së lumit, por edhe tek diga e HEC-it në Reps të Mirditës. Megjithëse kanë filluar shirat në këtë zonë kërkimet vazhdojnë me intensitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy