Vrau pa dashje shokun me kallashnikov në Bulqizë, arrestohet Klodian Kola

 Vrau pa dashje shokun me kallashnikov në Bulqizë, arrestohet Klodian Kola

Zbardhet përfundimisht vrasja e Elidon Bashës në Bulqizë. Policia njoftoi se Klodian Kola, miku tij akuzohet tshmë se vrau 22-vjeçarin nga pakujdesia. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Bulqizës, bën me dije se 27-vjeçari Kola ka ekzekutuar me armë zjarri mikun e tij, pasi kishin dalë për gjueti, në vendin e quajtur Fusha e Peladhisë, në afërsi të ish Repartit Ushtarak.

Pas krimit, Kola fshehu rrobat me njolla gjaku dhe armën e krimit. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe prindërit e Kolës, të cilët kanë mbuluar krimin dhe kanë penguar autoritetet që të zbulonin të vërtetën.

Njoftimi i policisë Bulqizë

 Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Bulqizë. Vihet në pranga 27- vjeçari për vrasje nga pakujdesia. Procedohen penalisht edhe prindërit e tij për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, me të cilën autori i dyshuar , nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22- vjeçarin. Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Bulqizë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën Fushë- Bulqizë –Kodër Dane, ku humbi jetën 22 -vjeçari E.B. Si rezultat i veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit tip ‘Kallashnikov’, me të cilën autori nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22- vjeçarin, ngjarje e ndodhur në vendin e quajtur Fusha e Peladhisë, në afërsi të ish Repartit Ushtarak , vend në të cilin kishin shkuar për gjueti. Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale motomjeti me të cilin kishin lëvizur për gjueti, një armë gjahu , një kallashnikov, një pushkë sportive, një gjerdan me fishekë, një elektrik dore si dhe rrobat me njolla gjaku që autori kishte veshur në momentin e ngjarjes. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 27 vjeç, lindur dhe banues Fushë Bulqizë. Gjithashtu janë proceduar penalisht prindërit e autorit të dyshuar konkretisht shtetasit H.K., e M.K., pasi autori së bashku me prindërit kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe konkretisht kanë fshehur motorin me të cilin ka lëvizur i arrestuari dhe viktima, kanë fshehur robat me njolla gjaku të cilat mbante veshur autori, në momentin e ngjarjes, si dhe kanë çmontuar e pastruar armën e gjahut të cilën i arrestuari e ka patur në momentin e ngjarjes. Materialet hetimore në ngarkim të autorit të dyshuar dhe prindërve të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale në ngarkim të shtetasit K.K, ” Vrasja nga pakujdesia”, “Armëmbajtje pa leje”,”Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”, dhe ndaj prindërve të tij për veprën penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Fillimisht Kola nuk pranoi autorësin e krimit, duke thënë se shokun e tij e qëlluan persona të tjerë, që ata nuk e panë, ndërsa më vonë ndryshoi dëshmi. Kola rrëfeu se Basha vrau veten. Kjo gjë ngriti dyshime dhe hetimet e mëtejshme zbardhën të gjithë ngjarjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy