Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, është vënë në pranga pasi ka dhunuar ish-bashkëshorten.
Sipas policisë, Duro, 43 vjeç, është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr.2, pasi ka thyer urdhrin e mbrojtjes, i marrë nga ish-bashkëshortja dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj si edhe e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme.
Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.



