Vetëvrasja e një 35-vjeçareje e shënuar rreth një muaj më parë në Memlisht të Pogradecit ka ngjallur reagimin e prindërve të saj.
Pas aktit të rëndë sipas prindërve të 35-vjeçares fshihet një histori e rëndë dhune.
Prindërit pretendojnë se vajza e tyre dhunohej fizikisht nga bashkëshorti dhe sipas tyre ka qenë ky shkaku i vetëflijimit të 35-vjeçares. Teuta Sulçe tregon se vajza e saj jetonte mes presionit të vazhdueshëm psikologjik dhe dhunës fizike nga bashkëshorti.
Babai i 35-vjeçares rrëfen ngjarjen se si një ditë para ngjarjes, kishte ndodhur një konflikt mes të bijës dhe bashkëshortit të saj. Ndërsa apelon për zbardhjen e ngjarjes, ai shprehet se dhëndri ishte ai çoi në vetëflijimin e vajzës së tij, shkruan "BalkanWeb".
Nëna e dy fëmijëve, Egla Sulçe i dha fund jetës duke u vetëvarur në një ndërtesë të vjetër, ndërsa sipas policisë shkak i aktit të rëndë ka qenë depresioni.



