Tjetërsimi i pronave tek Rana e Hedhun, dosja kthehet për rigjykim

Tjetërsimi i pronave tek Rana e Hedhun, dosja kthehet për rigjykim

Gjykata e Apelit Shkodër, ka vendosur të kthejë për rigjykim dosjen e tjeteresimit të pronave ne Lezhë ku u dënuan me burg 17 persona mes të cilëve dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj.

Vendimi për kthimin e çështjes për rigjykim, është marrë këtë të mërkurë dhe pritet që në ditët në vijim, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Vojsava Osmanaj të japi argumentat ligjore të zbardhura, për kthimin në shkallë të parë të kësaj dosje.

Në dukje gjykata e Apelit ka argumentuar në sallën e gjyqit se gjykimi në shkallën e parë nuk është zhvilluar si një proces i rregullt ligjor, pasi ka patur shkelje proceduriale si mosveçimi i çështjes kur është bërë me arsyetimin e bashkëpunimit dhe në fund ka vendos se ska bashkëpunim.

Po ashtu nuk është pranuar kërkesa për kryerjen e aktit të espertimit. Gjykata e shkallës së parë në Lezhë në muajin shtator të vitit 2020 shpalli fajtor dhe dënoi me katër vite burg për “Shpërdorim detyre” ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, për akuzën e tjetërsimit të pronave te Rana e Hedhun në bregdetin e Shëngjinit.

Gjithashtu për shpërdorim detyre u dënua ish-nënkryetari i bashkisë Enver Hafizi me 1 vit burg, ish-kryetari i Qarkut Gjok Ndoka me 4 vite burg dhe ish-drejtori i Hipotekës Artan Djala me 3 vite burg.

Në total gjyqtari Ilir Perdeda dha 37.6 vite burg për 17 persona, nga 43.6 vite që kishte kërkuar prokurori Erjon Shehaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy