
Policia e Durrësit ka sekuestruar 260 fara të dyshuara natkotike cannabis sativa me qëllim tregtimin e tyre dhe ka arrestuar dy 21-vjeçarë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë në informacioneve të siguruara në rrugë operative për një rast të tregtimit të farave narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit: S. D., 21 vjeç dhe G. R., 21 vjeç, të dy banues në Durrës.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata po udhëtonin, në Shkozet, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.



