
Deputeti i Partisë Demokratike, Ramadan Lika tha në studion e MCN Live se PD-ja duhet të riorganizohet që nga baza e deri tek kreu, dhe që të hapet.
Duke vijuar më tej, Lika tha se kryetari i grupit parlamentar dhe nënkryetarja e partisë kanë kontakt të përditshëm me ndërkombëtarët
Ne jemi për lista të hapura. Unë jam që ne të ballafaqohemi ballë për ballë. Kjo është demokracia, duke pasur një përvojë të tillë, për 2 vite në parlament, nuk mund të jesh i suksesshëm dhe Shqipëria nuk mund të ecë kur kryeministri me një grup të vogël, harton dokumente dhe vihen në zbatim. Nëse nuk ka kundërshti të deputetëve që dalin nga qytetari kjo situatë do të shkojnë më keq.
Duhet të riorganizohet PD-ja që nga baza deri tek kreu. Nëse thuhet se nuk ka mbështetje ndërkombëtare x. Nuk jemi as te Berisha, as te Basha jemi te bashkimi i PD. Jemi për ribashkim të PD, të hapet, të ringrihen strukturat.
Kryetari i grupit parlamentar ka kontakte të përditshme, nënkryetarja e partisë ka komunikim të përditshëm me ndërkombëtarët, veçanërisht me ambasadën amerikane.



