Plagosja e 51-vjeçarit në Mirditë/ Arrestohet edhe vëllai binjak, e ndihmoi autorin të fshihej

Plagosja e 51-vjeçarit në Mirditë/ Arrestohet edhe vëllai binjak, e ndihmoi autorin të fshihej

Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Fan, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Martin Prenga.

 Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes, procedohet në gjendje të lirë vëllai i tij, i cili e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes. Në përfundim të veprimeve procedurale është arrestuar shtetasi Florin Gjoka, 21 vjeç, banues në Mirditë, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi Altin Goka., 21 vjeç, banues në Mirditë.

 Në autostradën Rrëshen-Kukës, në Fan, Mirditë, shtetasi F. Gj. ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin M. P., i cili si pasojë ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, shtetasi A. Gj. e ka ndihmuar vëllanë e tij, shtetasin F. Gj. që të largohet nga vendi i ngjarjes dhe të fshihet.

 Vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësinë e të gjithë personave të përfshirë në këtë konflikt, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur nga autori.

 Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në ngarkim të shtetasit F. Gj., dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, në ngarkim të shtetasit A. Gj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy