
Aksident me pasojë një person të vdekur dhe një tjetër të plagiosur është regjistruar në autostradën Morinë-Kukës.
Ngjarja është regjistruar në afërsi të fshatit Morinë, ku shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. M., 40 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Gjithashtu është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.



