Një person ka humbur jetën gjatë natës së lënë pas në Tiranë, si pasojë e zjarrit të rënë në një kabinë elektrike.
Rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës”, është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar, i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur.
Aktualisht po punohet për identifikimin e tij.



