Një person është gjetur i mbytur në Vjosë, në rrjedhën e lumit në zonën e Këlcyrës.
Lidhur me ngjarjen specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, pasi dje, është gjetur pa shenja jete, në lumin Vjosa, shtetasi G. L., 62 vjeç, banues në Këlcyrë.
Nga veprimet e para hetimore dyshuar se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në lumë dhe për pasojë ka humbur jetën.



