58 vjet më parë nisi këmbimi i “Lekut të vjetër” me “Lekun e ri”

58 vjet më parë nisi këmbimi i “Lekut të vjetër” me “Lekun e ri”

58 vjet më parë, përkatësisht më 16 gusht 1965, filloi këmbimi i monedhës së vjetër Lek me monedhën e re Lek.

Këmbimi u bë në raportin 10 lekë të vjetra me 1 Lek të ri, pa asnjë kufizim, nga data 16 gusht deri më 15 tetor të 1965-ës. Banka e Shtetit Shqiptar u autorizua të hiqte gradualisht nga qarkullimi monedhat dhe kartëmonedhat e viteve 1947, 1949 dhe 1957, dhe të vinte në qarkullim monedhën e re Lek, në kartëmonedhat me prerje prej 100, 50, 25, 10, 5, 3 dhe 1 Lek dhe monedhat metalike prej 1 Lek, 50, 20, 10 dhe 5 Qindarka të vitit 1964.

Kartëmonedhat me të njëjtat pamje u rishtypën edhe në vitin 1976, duke ndryshuar vetëm vitin e emetimit.

Nga 16 gushti 1965, çmimet e mallrave dhe të shërbimeve, pagat e punës, pensionet, bursat, tatimet e taksat dhe çdo veprim tjetër financiar midis ndërmarrjeve, institucioneve e organizatave shtetërore, kooperativiste e shoqërore ose i shtetasve llogariteshin me monedhën e re, sipas raportit 10 me 1.

Publiku hasi vështirësi të mëdha në emërtimin e lekut të ri me vlerën e tij të vërtetë.

Për shembull, kartëmonedhën e re 10 Lekëshe vazhdoi ta quante 100 Lekëshe.

Për të ndryshuar këtë mendësi që na shoqëron që nga reforma monetare e vitit 1965, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një fushatë kombëtare për ndërgjegjësimin e publikut me temë “As i vjetër e as i ri, jam thjesht Lek!”.

Kjo fushatë, synon t’i tërheqë vëmendjen publikut për leximin e drejtë të vlerës nominale të shkruar në monedhat dhe kartëmonedhat kombëtare Lek, pa shtuar 0 apo përcaktues të panevojshëm si “i ri” apo “i vjetër”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy