
Në aksin Fushë-Krujë-Kamëz, pranë Niklës, paraditen e sotme ka ndodhur një aksident, teksa dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.
Të plagosurit janë shoqëruar në ambientet e spitalit, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët dhe policia për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.



