Shpërndanin kokainë, në pranga 28-vjeçari dhe 24-vjeçarja

Shpërndanin kokainë, në pranga 28-vjeçari dhe 24-vjeçarja

Një 28-vjeçar me inicialet K.F., dhe një 24-vjeçare me inicialet A.F., të dy banues në Korçë, u arrestuan pasi bashkëpunonin duke shitur doza kokaine. 
Ndërkaq, policia sekuestroi edhe një automjet pa leje drejtimi, që përdorej për shpërndarjen e kokainës. 

NJOFTIMI 

DVP Korçë/Vijojnë operacionet policore, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të drogave të forta. Finalizohet operacioni policor i koduar "Night sales 5".
 Bashkëpunëtorë për shitje të dozave të kokainës, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen një automjet që drejtohej pa leje drejtimi, nga njëri prej të arrestuarve, dhe që përdorej për shpërndarjen e dozave, një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe 1 celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në vazhdën e operacioneve me fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në zona të ndryshme të qarkut, finalizuan operacionin policor të koduar "Night sales 5", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. F., 28 vjeç dhe A. F., 24 vjeçe, të dy banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për veprimtarinë kriminale të këtyre 2 shtetasve, në lagjen nr. 1, Korçë, u ndalua automjeti me drejtues 28-vjeçarin dhe ku ishte pasagjere shtetasja A. F. Nga kontrollet, shtetases A. F. iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, ndërsa nga verifikimet, rezultoi se shtetasi K. F. lëvizte  me automjet, i papajisur me leje drejtimi, dyshohet për të shpërndarë dozat e kokainës.

Dozat e kësaj lënde narkotike, automjeti dhe 1 celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy