Vlorë/ Banorët dalin të hapin rrugën, policia bllokon punimet

Vlorë/ Banorët dalin të hapin rrugën, policia bllokon punimet

Policia e Vlorës ka vendosur shiritin e sigurisë në të dy krahët e rrugës Matogjin–Bashaj, në Vlorë. Vendimi vjen pas ndërhyrjes së banorëve, të cilët gjatë ditës së sotme tentuan të hapnin vetë rrugën në Bashaj dhe Matogjin.

 

Sipas policisë, ky veprim është tejet i rrezikshëm për shkak të rënies së sipërfaqes malore dhe rrezikut të vazhdueshëm nga rrëshqitjet e dheut. Për këtë arsye, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke bllokuar zonën dhe kanë këshilluar banorët të mos kryejnë asnjë veprim tjetër që mund të vërë në rrezik jetën e tyre apo të personave të tjerë.

 

Policia apelon për respektimin e masave të sigurisë deri në stabilizimin e situatës. 

 

Pak ditë më parë, rreth 500 metra rrugë tokësore u shkëputën së bashku me një masiv mali, në fshatrat Bashaj dhe Matogjin. 

 

Dhjetëra familje të fshatit Bashaj kanë mbetur të izoluara, pa ushqime dhe pa ujë të pijshëm.

 

Shkëputja e masivit të malit ka dëmtuar tubacionin e ujit të pijshëm, duke e lënë fshatin Bashaj pa furnizim me ujë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy