Armë zjarri dhe metadon në banesë, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan

Armë zjarri dhe metadon në banesë, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan

Vihet në pranga një 55-vjeçar për armëmbajtje pa leje, si dhe procedohet penalisht 26-vjeçari (nipi i tij) që dyshohet se shpërndante doza lëndësh narkotike.    

 Si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të megaoperacioneve "Tempulli" dhe "Sundimi i ligjit", bazuar në inteligjencën policore, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe një rast të shitjes së lëndëve narkotike. 

Në vijim të veprimeve për këto raste u vu në pranga shtetasi D. Ç., 55 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. M., 26 vjeç (nipi i 55-vjeçarit), banues në të njëjtën banesë, në Elbasan.      

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi metadoni, të cilat dyshohet se i posedonte 55-vjeçari. Gjithashtu, 26-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis në formë çokollate.  

Pistoleta, metadoni dhe kanabisi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.      

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy