
Një person ka rënë aksidentalisht nga një lartësi në rrugën e “Kastriotëve” në Tiranë, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen e ‘Kastriotëve’, teksa ai ishte duke punuar tek godina e një shkolle.
Tiranë/Informacion paraprak
Sot, me datë 29.01.2020, rreth orës 13:15, në rrugën " e Kastriotëve" duke punuar , tek godina e një shkolle aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



