Prokuroria e Fierit kërkon sekuestrimin e pasurisë së një të dënuari për drogë dhe shitje të narkotikëve.
Bëhet me dije se nga hetimi ka rezultuar që kjo pasuri, nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por nga veprimtaria kriminale e M. K.
Njoftimi: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet e procedimit pasuror nr. 2 të vitit 2022 dhe bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për konfiskimin e pasurisë së shtetasit M.K., si më poshtë:
-Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 103m2, Zona Kadastrale 8270, Tiranë
Nga hetimi ka rezultuar se kjo pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por e ka prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit M. K., i dënuar për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.



