
Një 50-vjeçare ka ndërruar jetë paraditen e sotme në qytetin e Fierit, pasi ka rënë nga kati i dytë i pallatit.
Sipas njoftimit të policisë, 50-vjeçarja Roza Deliu ishte duke larë xhamat e dritareve të banesës së saj, kur aksidentalisht ka rrëshqitur duke u rrëzuar nga kati i dytë. Deliu nuk i ka mbijetuar përplasjes që ka marrë me tokën duke ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



