Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka njoftuar se gjatë javës që lamë pas janë arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 17 shtetas, për vepra penale të ndryshme, në fushën e qarkullimit rrugor.
Poashtu janë vendosur 11.910 masa administrative, ndër të cilët 43 masa për xhama të zinj, 834 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, 258 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, 476 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 35 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop” si dhe 8409 masa për qëndrim të gabuar.
Gjithashtu janë regjistruar 7 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 61 raste për tejkalim shpejtësie si dhe 8 automjete u bllokuan, ndër të cilat 4 me targa të huaja.



