
Policia italiane ka arrestuar 20 persona, të cilët dyshohen se kanë trafikuar drogë dhe armë nga nga Shqipëria drejt Italisë.
Sipas gazetës ‘Corriere della Sera’, mes tyre kanë qenë edhe tre shqiptarë, të cilët kanë trafikuar tonelata marijuanë, pistoleta dhe pushkë automatike drejt Italisë.
Bëhet fjalë për Kristo Janku, i cili njihej edhe me nofkën ‘Daja’, Ilirian Gjonxha dhe Harrilla Helmi.
Sakaq, policia ka sekuestruar gjithashtu pasuri me vlerë 1 milionë euro, 10 pistoleta, dy kallashnikovë dhe 8 gomone që përdoreshin për transportimin e lëndës narkotike.
Grupi kriminal vepronte prej dy vitesh në Bari dhe Brindisi duke ‘pushtuar’ të gjithë zonat e narkotikës.



