Himarë/ Humb jetën 65-vjeçari gjatë peshkimit me dinamit në Porto Palermo

Himarë/ Humb jetën 65-vjeçari gjatë peshkimit me dinamit në Porto Palermo

Një 65-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse, teksa dyshohet se ishte duke peshkuar në zonën e Porto Palermos.

 

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur shtetasi P. M., 65 vjeç, dyshohet se ka përdorur lëndë plasëse (dinamit) gjatë peshkimit, por është dëmtuar rëndë nga shpërthimi.

 

I dëmtuari u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por, si pasojë e plagëve të marra, nuk ka mundur të mbijetojë.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e përgjegjësive ligjore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy