
Një turist nga Austria ka humbur jetën në bregdetin e Vlorës, si pasojë e një arresti kardiak.
Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:30, në Lagjen “Uji i Ftohtë”, në bregdet, ku pavarësisht ndihmës mjekësorë të dhënë nga shërbimi i urgjencës shtetasit të huaj austriak me iniciale A. T., 76 vjeç, ai ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ndodhur si pasojë e një arresti kardiak.



