Tentoi të vrasë me makinë punëtorin në rrugën e Kombit, lihet në burg 67-vjeçari

Tentoi të vrasë me makinë punëtorin në rrugën e Kombit, lihet në burg 67-vjeçari

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 67-vjeçarin Ded Doçi, i cili u arrestua nga policia, pasi tentoi të vrasë me makinë një punëtor të firmës mirëmbajtëse të Rrugës së Kombit, duke e lënë të plagosur.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se 67-vjeçari ka pranuar faktin se ka pasur konflikte mbi pronësinë e tokës ku po punonin punëtorët, por ka mohuar ta ketë përplasur qëllimisht me makinë punëtorin Nazmi Halila, duke e konsideruar ngjarjen aksidentale.

Por pavarësisht pretendimeve të tij, gjyqtari Jak Ndoka pranoi kërkesën e prokurorit Ylli Pjetërnikaj dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 67-vjeçarin Ded Doçi, për veprën penale të “Vrasjes” e mbetur në tentativë.

Ndërkohë avokati i të arrestuarit, kërkoi një masë më të butë për klientin e tij me pretendimin se ngjarja ka qenë aksidentale.

Dedë Doçi u arrestua nga policia të enjten, pasi me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime, në aksin rrugor Rrëshen-Rubik, ka tentuar të vrasë duke përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin Nazmi Halila banues në Kukës.

Ky i fundit mori dëmtime në disa pjesë të trupit dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Rrëshenit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy