
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Tiranë, po kryen hetime për të arrestuarit në flagrance nga policia e shtetit, në lidhje me protestën e 17 majit, pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Gjithashtu është regjistruar procedim penal duke u kryer hetime edhe për kallëzimin e bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me ekspertizën e kryer nga inxhinieret apo persona te tjerë të përfshirë.
Nga ana e prokurorisë po kryhen hetime edhe ne lidhje me dhunën e pretenduar nga kallëzuesit, si të ushtruar nga punonjësit e policisë.



