I vendosën tritol makinës, Policia merr në mbrojtje avokatin Idajet Beqiri dhe familjen e tij

I vendosën tritol makinës, Policia merr në mbrojtje avokatin Idajet Beqiri dhe familjen e tij

Pas shpërthimit me tritol të makinës së tij, e cila ishte regjistruar në emër të bashkëshortes, Nexhi Beqiri, Policia ka marrë në mbrojtje avokatin Idajet Beqiri.

 

Duke e cilësuar rrezikun ndaj avokatit Beqiri si të përsëritur, u morën masa konkrete për mbrojtjen e avokatit dhe familjes së tij.

 

Beqiri i kishte dërguar kërkesë Platformës së Bashkëqeverisjes, ku kishte adresuar shqetësimin për marrjen e shërbimit (mbrojtjes) nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.

 

Hetuesit ende nuk e kanë zbuluar se kur mund të jetë vendosur lënda eksplozive që shpërtheu në 13 tetor, poshtë pallatit ku jetojnë avokatët Beqiri, pranë Gjykatës Civile të Tiranës. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy