Zjarri i shpërthyer në Piramidën 12, në Kolonjë, pranë kufirit me shtetin grek, vijon të jetë aktiv dhe situata mbetet e vështirë.
Forcat zjarrfikëse, bashkë me vullnetarët, Polici dhe strukturat e mbrojtura, janë angazhuar në terren për të luftuar me flakët, por përhapja e zjarrit ka vështirësuar përpjekjet për shuarjen e tij.
Për shkak të erërave të forta, që ndihmojnë në përhapjen e flakëve në disa drejtime, operacionet janë bërë më të ndërlikuara.
Gjatë dy ditëve të fundit, që nga shpërthimi i zjarrit, janë raportuar shpërthime municionesh që ndodhen në zonën kufitare, duke shtuar edhe më shumë rrezik për forcave në terren.
Situata mbetet shumë e tensionuar, dhe autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm për të parandaluar rrezikimin e mëtejshëm.



