
Një 32-vjeçar është arrestuar për përndjekje në Tiranë, ndërsa një tjetër 32-vjeçar u arrestua në Kavajë pasi tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. H., 32 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur shtetasen M. K”, thuhet në njoftim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në fshatin Gosë e Madhe, Kavajë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase 37 vjeçe, pa dëshirën e saj”, vijon njoftimi.



