
Përfshihet nga flakët një magazinë në Elbasan pas shpërthimit të një bombole gazi që përdorej për gatim.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 09:40, në lagjen "Skënderbejë ", Elbasan, në një magazinë e cila përdorej për gatime në pronësi të shtetasit A.R., ku ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.
Si pasojë e shpërthimit janë djegur të gjitha orenditë brenda saj, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia dhe grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



